Jump to main content Jump to search

Logo

 
  • Send to a friend tips en venn
  • Print skriv ut denne siden

1. Kërkesa për azil

 
Ju keni të drejtën e azilit në Norvegji, nëse jeta ose liria juaj është në rrezik, ose nëse rrezikoheni nga torturat apo ndonjë trajtim tjeter jonjerëzor. Ligjet norvegjeze dhe marrëveshjet ndërkombëtare përcaktojnë nëse do të lejoheni të qëndroni në Norvegji. Ky kapitull shpjegon se çfarë ndodh kur bëni kërkesë për azil. Të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje në Norvegji, do ta marrin atë. Kjo është arsyeja se pse UDI e shqyrton me kujdes çdo kërkesë për azil. Ky është ai që quhet procesi i azilit. Ai synon që të sigurojë se ata që me të vërtetë kanë nevojë për mbrojtje të lejohen të qëndrojnë, ndërsa ata që nuk kanë nevojë për mbrojtje duhet të largohen nga Norvegjia.


Procesi i azilit

Kur bëni kërkesë për azil në Norvegji, ju jeni duke i kërkuar shtetit norvegjez që t'ju mbrojë. Shteti norvegjez mund t'i thotë po ose jo kërkesës tuaj. Aplikimet e shumë azilkërkuesve refuzohen dhe ata duhet të kthehen në shtëpi.

UDI interviston çdo azilkërkues dhe i përdor rezultatet e kësaj interviste së bashku me informacionin tjetër, për të vendosur nëse kualifikoheni për azil. UDI gjithashtu ka mjaft njohuri mbi situaten në vendlindjen tuaj.

Azili

Grave mund t'ju jepet azili nëse ato janë objekt i persekutimit që synon kryesisht gratë. Persekutimi për shkak të prirjes seksuale -- të qënit homoseksual, për shembull -- gjithashtu mund të përbëjë arsye për azil. Konventa e KB-së në për Refugjatë përmban hollësi të mëtejshme reth kësaj.

Nëse autoritetet në vendlindjen tuaj mund t'ju mbrojnë kundër persekutuesve tuaj, normalisht ju nuk do të kualifikoheni për azil në Norvegji. Gjithashtu nuk është e zakonshme që t'ju jepet azil personave që do të jenë të sigurt në pjesë të tjera të vendlindjes së tyre.

Mbrojtja

  Juve mund t'ju jepet lejeqëndrimi në Norvegji edhe nëse shkalla e persekutimit që përjetuat nuk ishte aq e mjaftueshme për t'ju kualifikuar për azil politik. Kjo mund të jetë për shkak të gjendjes së luftës në vendin tuaj ose sepse ju rrezikoheni t'i nënshtroheni ndonjë trajtimi jonjerëzor. Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet, UDI gjithmonë do të shqyrtojë nëse ju akoma mund të lejoheni të qëndroni në Norvegji për shkak të mbrojtjes apo arsyeve humanitare.

Arsye humanitare

  Në disa raste të veçanta, ju mund të lejoheni të qëndroni në Norvegji nëse ju ose fëmijët tuaj po vuani nga një sëmundje e rëndë për të cilën nuk ka kurim në vendin tuaj të lindjes.

Qëndrimi

  Ju do të njoftoheni nga policia nëse ju është dhënë lejeqëndrimi në Norvegji. Atëherë do të fillojnë përgatitjet për jetën tuaj të re në Norvegji. Mund të lexoni më shumë për këtë në Kapitullin 7.

Sa kohë zgjat kjo?

Nëse kërkesa juaj është refuzuar, ju keni të drejtë të ankoheni kunder vendimit të UDI-së. Ankesa juaj do të shqyrtohet nga Komisioni i Apelit për Imigrant (UNE). Normalisht duhen 10 muaj që UNE të marrë një vendim.

Refuzimi nga UDI

Ju keni të drejtën e ankesës kundër refuzimit nga UDI. Ankesa duhet t'i dërgohet UDI-së jo më vonë se tre javë pasi të keni marrë njoftimin e refuzimit.

Avokati juaj do t'ju ndihmojë që të formuloni ankesën tuaj. Nëse UDI nuk vendos ta ndryshoj vendimin e vet, çështja juaj do të dërgohet në Komisionin e Apelit për Imigrant (UNE) për një vendim përfundimtar. UNE është një organ i veçantë që i shqyrton ankesat e azilkërkuesve dhe imigrantëve tjerë.

Ndërsa avokati juaj është duke përgatitur ankesën tuaj, ai/ajo gjithashtu do të kërkojë që ju të lejoheni të qëndroni në Norvegji derisa ankesa juaj është duke u shqyrtuar. UDI do të vendosë nëse do të lejoheni të qëndroni në Norvegji apo jo derisa ankesa juaj është në shqyrtim e sipër. Prandaj mund të ndodhë që t'ju kërkohet të largoheni nga Norvegjia përpara sesa të keni marrë një vendim përfundimtar.

Refuzimi nga UNE

Një refuzim përfundimtar nga UNE mund të apelohet në gjykatë. Megjithatë, nëse e bëni këtë, ju duhet të paguani vetë kostot tuaja ligjore. Ju mund t'i kërkoni gjykatës që të urdhërojë UNE që të rishqyrtojë kërkesën tuaj (Peticion për Shqyrtim). Normalisht, ju nuk do të lejoheni të qëndroni në Norvegji ndërsa UNE merr parasysh peticionin tuaj për shqyrtim.

Kthimi në shtëpi

  Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet, ju duhet të largoheni nga vendi. Ju mund t'i bëni kërkesë Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) për ndihmë me udhëtimin tuaj të kthimit. IOM do të paguajë kostot tuaja të udhëtimit dhe do të sigurojë ndihmë tjetër praktike, nëse do të udhëtoni për në vendin tuaj me ta. Ju mund të lexoni më shumë në lidhje me këtë në Kapitullin 6: Kthimi në shtëpi.

Fëmijët

Nëse prindërve u jepet një lejeqëndrimi në Norvegji, fëmijet e tyre nën moshen 18 vjeç gjithashtu do të lejohen të qëndrojnë. Në përgjithësi, i njëjti parim zbatohet nëse kërkesat e prindërve refuzohen. Megjithatë, kërkesa e çdo fëmije gjithashtu shqyrtohet duke u bazuar në meritat individuale të saj.

Transferimi në një vend tjetër të sigurtë

Nëse keni një çështje të Dublinit, ju normalisht do të plotësoni një formular të vetë-deklarimit dhe do të intervistoheni, por autoritetet norvegjeze nuk do të shqyrtojnë kërkesën tuaj për azil. Gjithashtu nuk do t'ju jepet leja e perkohshme e punës.

Rrethanat që ndikojnë në trajtimin e kërkesës tuaj për azil

  1. Krimi Nëse shkelni ligjin në Norvegji mund të merrrni shumë shpejt refuzim në kërkesën Tuaj për azil dhe do të dëboheni shpejt në vendlindje. Do të keni vështirësi për të hyrë në Norvegji dhe në një numër vendesh të tjera evropiane në një datë të mëvonshme. 2. Informacion shtesë që nuk u dha gjatë intervistës për azil. Nëse pas intervistës Tuaj për azil Ju mendoni se keni informacion shtesë që mund të jetë i rëndësishëm për kërkesën Tuaj, duhet t'ia bëni këtë të ditur UDI-s sa më shpejt që të jetë e mundur. Keni të drejtën dhe detyrën për ta bërë të ditur një informacion të tillë të rëndësishëm sa më shpejt që të jetë e mundur.

Leja e përkohëshme e punës

  Personat që kërkojnë azil në Norvegji mund gjithashtu të kërkojnë leje të përkohshme të punës kur të intervistohen nga UDI-ja. Nëse i plotësoni kushtet për një leje të tillë, do ta merrni atë gjatë pritjes së përgjegjes për kërkesën e azilit.

Last updated 31.07.2009
Published 31.07.2009

Utlendingsdirektoratet

The Norwegian Directorate

of Immigration

Pb. 8108 Dep.

NO-0032 Oslo

(+ 47) 23 35 15 00

www.udi.no/contact