Jump to main content Jump to search

Logo

 
  • Send to a friend tips en venn
  • Print skriv ut denne siden

2. Shëndeti

 
 

Të qënit i sëmurë nuk e bën kualifikimin Tuaj për azil më të vështirë. Duhet të tregoni personelit shëndetësor nëse jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje ose dobësi serioze. Në Norvegji mund të merrni trajtim mjekësor. Gjithashtu mund të merrni ndihmë për të përmirësuar shëndetin tuaj.

I gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Norvegji ka për detyrë të mbrojë konfidencialitetin e pacientëve të tyre. Kjo do të thotë se ata nuk lejohen t'i tregojnë askujt në lidhje me kushtet Tuaja mjekësore, nëse Ju nuk u jepni leje. Ata gjithashtu nuk lejohen t'i japin askujt emrin Tuaj ose t'i informojnë ata që jeni një pacient.



A keni nevoje për përkthyes?

  Ju keni të drejtën për të patur një përkthyes të pranishëm nëse nuk jeni i sigurtë se do të kuptoni atë që thuhet. Personeli i kujdesit shëndetësor ka përgjegjësi për t'ju siguruar një përkthyes nëse mendojnë se kjo është e nevojshme. Disa herë ata përkthejnë përmes telefonit. Nëse keni nevojë për përkthyes, duhet ta thoni këtë përpara vizitës tuaj me doktorin, pasi mund të duhen disa ditë për të gjetur një përkthyes. Të gjithë përkthyesit kanë për detyrë të ruajnë konfidencialitetin.

Mbërritja në kohë

Nëse keni caktuar një vizitë me një profesionist të kujdesit shëndetësor, është e rëndësishme që të mbërrini në kohë. Duhet t'i njoftoni ata nëse nuk mund të shkoni ose nëse do të vonoheni. Nëse nuk i njoftoni, do ta humbni vizitën Tuaj dhe duhet të caktoni një vizitë të re. Duhet të paguani për çdo vizitë që humbni.

Sëmundje akute/dëmtime të rënda

Telefononi 113 nëse keni nevojë për autoambulancë. Nëse sëmureni në mënyrë akute ose dëmtoheni rëndë, duhet të njoftoni personelin e qendrës së pritjes dhe/ose të kontaktoni doktorin kujdestar ose spitalin më të afërt. Nëse nuk jeni në gjendje të njoftoni asnjë prej tyre, duhet të kërkoni ndihmë prej dikujt tjetër në mënyrë që të merrni kurim.

Vizita tek doktori

Kontaktoni një profesionist të kujdesit shëndetësor nëse jeni i sëmurë ose keni probleme shëndetësore. Në Norvegji, të gjithë kanë të drejtë të zgjedhin një doktor (Praktikant të Përgjithshëm) tek i cili mund të shkojnë rregullisht. Edhe azilkërkuesit kanë këtë të drejtë për një doktor. Duhet të paguani një pjesë të kostos së këshillimit kur vizitoni doktorin Tuaj. Në venpranimin tranzitor kjo është falas. Doktori Juaj do t'ju referojë tek një specialist nëse është e nevojshme. Fëmijët marrin kujdes mjekësor pa para deri në moshën 12 vjeç. Trajtimi psikoterapik është falas deri në moshën 18 vjeç.

Mjekimi

Kimisti (farmacia) shet të gjitha llojet e mjekimeve. Disa produkte mund të blehen pa recetë, por shumica janë në dispozicion vetëm me recetë nga doktori Juaj. Disa ilaçe mund të blehen në supermarkate të zakonshme. Nëse keni nevojë për mjekime të caktuara për një sëmundje kronike, qeveria do të paguajë shumicën e kostos. Doktori juaj do të plotësojë një 'recetë të kaltër' dhe më pas Ju do të paguani vetëm një pjesë të vogël të kostos aktuale të ilaçeve. Ruani të gjitha fletëpagesat e ilaçeve dhe shpenzimet në lidhje me sëmundjen.

Shëndeti mendor

Ju mund të bëni diçka vetë për të përmirësuar shëndetin tuaj mendor. Ushtrime të përditshme normalisht ndihmojnë. Të vrapuarit, futbolli, ngritja e peshave dhe lojrat janë të mira për mirëqënien tuaj fizike dhe mendore. E njëjta gjë është e vërtetë për leximin, studimin dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e bashkësisë. Çdo gjë që ju lejon të përqëndroheni në arritjen e diçkaje është e mirë për ju. Pasiviteti ndërsa prisni nuk është i mirë për ju.

Shumë prej atyre që qëndrojnë në qendrat e pritjes të azilit kanë përjetuar forma të ndryshme të persekutimit, luftës dhe dhunës. Disa kanë probleme të rënda psikologjike si rezultat i përvojave të tyre. Këto probleme mund të përforcohen duke jetuar në një vend dhe në një kulturë të panjohur për ta. Kontaktoni një profesionist të kujdesit shëndetësor nëse po vuani nga probleme psikologjike dhe keni nevojë për ndihmë.

Shëndeti mendor i fëmijëve

Fëmijët kanë nevojë për dikë që i kupton dhe i mbështet ata. Fëmijët që kanë përjetuar luftë ose abuzim janë veçanërisht të ndjeshëm. E njëjta gjë është e vërtetë për fëmijët që kanë humbur personat e dashur për ta ose që kanë përjetuar vdekje pranë tyre. Ata shpesh kanë frikë të qëndrojnë vetëm, të jenë në errësirë ose kanë ankthe se diçka e keqe mund t'ju ndodhë. Nëse fëmijët tuaj kanë përjetuar përvoja të dhimbshme, është shumë e rëndësishme që ju t'i thoni personelit të qendrës së pritjes ose një doktori.

Dieta

Në Norvegji do të të hani ushqim që është i ndryshëm nga ai që keni ngrënë më parë. Në dimër duhet të merrni shtesa të Vitaminës D për të kompensuar mungesën e rrezeve të diellit. Për të ruajtur shëndetin e mirë duhet të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Është mirë të hani fruta, perime, peshk, mish dhe produkte blegtorale. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilat ushqime janë të mira për ju, kërkoni këshilla në qendrën tuaj të pritjes. Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të hanë ato që duhet. Kështu që shikon me kujdes dietën e fëmijës tuaj.

Pastërtia dhe higjena

Është e rëndësishme që të mbani të pastër vendin ku jetoni. Kjo gjë pakëson rrezikun e infektimit. Bakteriet mund të shtohen atje ku ka lagështirë, si në kuzhinë ose banjë. Lavamanet, banjat, dushet, tubat dhe vendet e tjera ku ka ujë duhet të mbahen të pastër.

Higjena personale

Higjena e mirë personale është gjithashtu e rëndësishme për të shmangur sëmundjet. Ju duhet të lani të dy duart me sapun pasi të keni qënë në banjë dhe përpara dhe pasi të keni përgatitur ushqimin.

Shëndeti dentar

Për të shmangur prishjen e dhëmbëve, dhëmbët duhet të pastrohen çdo ditë me një furçë dhe pastë dhëmbësh. Dhëmbët e fëmijëvë gjithashtu duhet të pastrohen me kujdes. Mësojini fëmijët tuaj që të kujdesen për dhëmbët e tyre. Për shërimin e dhëmbëve në Norvegji të rriturit duhet të paguajnë vet, ndërsa ky shërim është falas për fëmijë dhe të rinjë deri në moshën 18 vjeç. Azilkërkuesit mund të marrin një ndihmë për shërim të dhëmbëve, kur ai shërim është aprovuar nga dentisti publik. Vendpranimi mund të japë udhëzime për këtë.

Sëmundjet e transmetuara në mënyrë seksuale

Ju keni të drejtë të diagnostikoheni dhe të kuroheni pa para për sëmundjet e transmetuara në mënyrë seksuale. Shembuj të sëmundjeve që transmetohen përmes marrëdhënieve seksuale janë HIV, gonorea, sifilizi, herpet, klamidia dhe dëmtimet gjenitale.

Pyesni personelin e qendrës suaj së pritjes ose doktorin tuaj nëse doni të dini më shumë.

HIV/SIDA

Prezervativët mbrojnë ndaj HIV. Përdorni një prezervativ gjatë të gjitha formave të marrëdhënieve seksuale me çdokënd për të cilin nuk jeni i sigurtë se nuk e ka infeksionin.

Ju nuk mund t'a merrni HIV prej kontakteve të përditshme me njerëzit e tjerë. Nëse keni HIV ose SIDA, keni të drejtë të merrni ndihmë mjekësore. Pyesni personelin e qendrës suaj të pritjes ose doktorin tuaj nëse doni të dini më shumë .

Rrethprerja e femrave

Shumë gra që vijnë në Norvegji janë rrethprera. Rrethprerja mund të çojë në probleme shëndetësore të rënda për gratë. Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund t'ju japin këshilla dhe ndihmë atyre grave që tashmë janë rrethprera.

Kontraceptivët

  Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të shpjegojnë metodat e ndryshme që mund të përdorni për të mënjanuar mbetjen shtatzënë. Metoda më e zakonshme e kontraceptivit për meshkujt është prezervativi. Gratë kanë një shumëllojshmëri metodash prej nga mund të zgjedhin, p.sh. hapjet kontraceptive, injeksione dhe mbulesa, si dhe mbrojtësin. Flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor në lidhje me atë që ju përshtatet më mirë juve dhe gjendjes suaj.
 

Aborti

Gruaja mund të kontaktojë një doktor ose një mami nëse dëshiron të bëjë një abort. Nësë nje grua dëshiron të ketë një abort pas javës së dymbëdhjetë të shtatëzanisë, ajo duhet të kërkojë miratimin e një paneli të praktikantëve mjekësorë në spitalin më të afërt. Mamia ose doktori i gruas ka për detyrë që ta ndihmojë atë me kërkesën e saj.

Kujdesi përpara lindjes

Pjesëmarrja në kontrollet e rregullta përpara lindjes ka një numër avantazhesh. Si shëndeti juaj, ashtu edhe ai i foshnjës së palindur do të kontrollohet dhe ju do të merrni informacion dhe ndihmë. Kontrollet përpara lindjes janë pa pagesë.


Last updated 31.07.2009
Published 31.07.2009

Utlendingsdirektoratet

The Norwegian Directorate

of Immigration

Pb. 8108 Dep.

NO-0032 Oslo

(+ 47) 23 35 15 00

www.udi.no/contact