Jump to main content Jump to search

Logo

 
  • Send to a friend tips en venn
  • Print skriv ut denne siden

5. Të njihni ligjin

 
 

Çdokush në Norvegji duhet të dijë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme. Kur jeni në Norvegji duhet të zbatoni ligjet norvegjeze. Disa ligje në Norvegji janë të ndryshme prej atyre në vendet e tjera. Ju mund të dënoheni për një krim edhe nëse nuk keni dijeni se jeni duke shkelur një ligj norvegjez. Prandaj është e rëndësishme që të njiheni me ligjet më të rëndësishme.



Në Norvegji, ligji ka përparësi ndaj fesë ose traditës. Kjo nënkupton se ju duhet të zbatoni ligjin norvegjez edhe nëse ai është në kundërshtim me një traditë me të cilën jeni mësuar. Ju nuk mund të justifikoni një akt të paligjshëm duke e quajtur atë një traditë ose akt fetar.

Nëse nuk jeni i sigurtë nëse diçka është e ligjshme apo e paligjme në Norvegji, pyesni personelin në qendrën tuaj të pritjes së azilit.

Personeli i qendrës suaj të pritjes së azilit do t'ju shpjegojë më shumë në lidhje me ligjet norvegjeze si pjesë e programit të informimit.

Policia

Policia ka shumë funksione. Ajo parandalon krimin dhe ruan paqen. Ajo gjithashtu mbron njerëzit prej brenda kufijve të vendit dhe heton krimet.

Azilkërkuesit dhe krimi

Nëse shkelni ligjin në Norvegji ndërsa jeni një azilkërkues, UDI do ta shqyrtojë kërkesën tuaj shumë shpejt. Nëse kërkesa juaj refuzohet, ju do të dëboheni shpejt nga vendi. Ajo gjithashtu mund ta bëjë të vështirë për të hyrë në Norvegji dhe në një numër vendesh të tjera europiane në një datë të mëvonshme .

Është e paligjshme që të bëni deklarata të rreme ose të paraqesni dokumenta të rreme në lidhje me kërkesën tuaj për azil. Azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve kanë marrë një refuzim përfundimtar, duhet të largohen nga vendi brenda datës së caktuar. Nëse ata nuk largohen, ata mund të arrestohen prej policisë, mund të burgosen ose mund të dërgohen në një qendër të sigurt paraburgimi përpara sesa të largohen nga vendi.  

Ndëshkimi

Nëse shkelni ligjin, mund të gjykoheni përpara një gjykate. Nëse shpalleni fajtor dhe ndëshkoheni për një vepër penale të rëndë, mund të dënoheni me shumë vite burgim dhe/ose mund t'ju jepet një gjobë e madhe. Ndëshkimi maksimal në Norvegji është 21 vjet burgim. Ndëshkimi maksimal mund të jepet në lidhje me krime të rënda narkotike dhe raste të vrasjeve. Norvegjia nuk ka ndëshkim me vdekje.

Diskriminimi

Diskriminimi nënkupton trajtimin e një personi më keq se të tjerët për shkak të gjinisë, kombësisë, racës, fesë, ngjyrës së lëkurës, paaftësisë ose prirjes seksuale.

Nëse trajtoheni më keq se të tjerët për shkak të prejardhjes juaj etnike, jeni viktimë e diskriminimit racial. Kjo është e paligjshme në Norvegji, por megjithatë mund të ndodhë në dyqane, vendin e punës ose diku tjetër në shoqëri. Diskriminimi gjithashtu mund të ndodhë në qendrën tuaj të pritjes së azilit.

Ju keni të drejtë të thoni se jeni të diskriminuar dhe të merrni masa ndaj një sjellje të tillë. Nëse jeni viktimë e racizmit ose e diskriminimit tjetër të rëndë, autorët mund të ndeshin ndjekje penale. Personeli në qendrën tuaj të pritjes të azilit do t'ju thonë më shumë në lidhje me këtë si pjesë e programit të informimit.

Dhuna dhe kërcënimet e dhunës

Përdorimi i dhunës dhe shkaktimi i dëmtimeve fizike ndaj çdo personi është i paligjshëm në Norvegji. Kjo gjithashtu gjen zbatim në lidhje me anëtarët e familjes. Gjithashtu është e paligjshme që të kërcënohet dikush tjetër me përdorim dhune. Ligji është veçanërisht i rreptë në lidhje me dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. E gjithë dhuna, si brenda, ashtu edhe jashtë familjes, është e paligjshme.

Përdhunimi / abuzimi seksual

Përdhunimi është një krim serioz në Norvegji. Kjo gjen zbatim gjithashtu në lidhje me përdhunimit brenda martesës. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin, pavarësisht sesi është veshur ose sillet viktima. Përdhunuesit e shpallur fajtorë dërgohen në burg.

Mosha e pranimit

Është e paligjshme në Norvegji që të kryeni marrëdhënie seksuale me këdo që është nën moshën 16 vjeç, edhe nëse të dy palët japin miratimin e tyre. Është përgjegjësia e çdo personi për të mësuar nëse parteri i tyre seksual është mbi moshën 16 vjeç.

Inçesti

Marrëdhëniet seksuale me anëtarë të familjes (prindër, fëmijë, të afërm, gjyshërit, etj) quhen inçest. Inçesti është rreptësisht i ndaluar në Norvegji.

Dëmtimet e organeve gjenitale

Rrethprerja e femrave është rreptësisht e ndaluar në Norvegji. Të gjitha format e rrethprerjes së femrave, duke përfshirë "sunna", konsiderohen si dëmtime të organeve gjenitale. Është e paligjshme që të detyroni dikë që të pranojë ose të marrë pjesë në dëmtimet e organeve gjenitale të vajzave ose grave. Dëmtimi i organeve gjenitale shoqërohet me një ndëshkim maksimal deri në tetë vjet burgim. Mund të lexoni më shumë në lidhje me këtë çështje në Kapitullin 2. Personeli në qendrën tuaj të pritjes së azilit mund t'ju japë më shumë informacion në lidhje me këtë ligj.

Sëmundjet e transmetuara në mënyrë seksuale

Nëse e dini se jeni të infektuar me një sëmundje që transmetohet në mënyrë seksuale dhe megjithatë infektoni njerëzit e tjerë me këtë sëmundje, mund të ndiqeni penalisht. Nëse dyshoni se keni një sëmundje që transmetohet në mënyrë seksuale, duhet të konsultoheni me një doktor. Doktorët kanë për detyrë të ruajnë konfidencialitetin e pacientëve. Lexoni më shumë për këtë në Kapitullin 2.

Martesa me detyrim

Kushdo në Norvegji mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të vendosë për vetvete se me kë do të martohet. Kjo do të thotë se askush që jeton në Norvegji nuk mund të detyrohet që të martohet kundër vullnetit të tyre - si në Norvegji ashtu edhe jashtë vendit. Të gjithë kanë të drejtë të vendosin për veten e tyre nëse dëshirojnë të divorcohen. Martesa është e shenjtë në shumë fe. Megjithatë, ligji duhet të zbatohet, edhe nëse rregulla të ndryshme zbatohen në tradita të tjera kulturore ose fetare. Lexoni më shumë për këtë në Kapitullin 4.  

Abuzimi i fëmijëve

Fëmijët nuk mund të ndëshkohen me grushta, shkelma ose ndonjë formë tjetër dhune brenda ose jashtë shtëpisë. I gjithë ndëshkimi fizik dhe psikologjik i fëmijëve është i paligjshëm dhe autorët e krimit mund të ndiqen penalisht. Abuzimi seksual i fëmijëve është i ndaluar rreptësisht dhe vepra të tilla penale mund të rezultojnë në një kohë të gjatë në burg.

Shërbimi i Mirëqënies së Fëmijës mund të ndërhyjë nëse mendon se një fëmijë është në rrezik. Ju mund të njoftoni Shërbimin e Mirëqënies së Fëmijës nëse keni njohuri se një fëmijë mund të jetë në rrezik. Normalisht punonjësit e mirëqënies së fëmijës u ofrojnë udhëzime prindërve për t'i lejuar ata që të kujdesen për fëmijët e tyre. Lexoni më shumë për këtë në Kapitullin 4.

Armët

Është e paligjshme që të mbani armë zjarri, thika ose ndonjë armë tjetër, edhe për qëllime vetëmbrojtëse. E njëjta gjë vlen edhe për imitime të armëve të zjarrit, lodrave, armëve me ajër dhe objekteve të tjera që duken si armë. Është e paligjshme që të blini ose të shisni armë pa një leje të posaçme prej autoriteteve norvegjeze.

Alkooli

Është e ligjshme që të konsumohet alkool pothuajse kudo në Norvegji. Është e paligjshme që të ngisni makinën nën influencën e alkoolit.

Drogat narkotike

Shitja, zotërimi dhe konsumimi i të gjitha formave të drogave narkotike ndalohet rreptësisht brenda kufijve të Norvegjisë. Khat, hashishi dhe kanabisi/marihuana, të cilat mund të jenë të ligjshme në disa vende të tjera, konsiderohen narkotikë të paligjshëm në Norvegji.

Kontrabanda

Nuk lejohet që të sillni mallra në vend në mënyrë të paligjshme. Blerjet dhe shitjet e mallrave kontrabandë mund të përfundojnë në ndjekje penale. Ju keni një përgjegjësi penale për t'u siguruar se nuk blini mallra kontrabandë.

Vjedhja dhe mbajtja e mallrave të vjedhura

Vjedhja është e paligjshme në Norvegji. Gjithashtu është e paligjshme blerja ose shitja e ndonjë sendi që është vjedhur, edhe nëse ato u vodhën nga dikush tjetër.

Prostitucioni, ndërmjetësimi dhe trafikimi i njerëzve

Është e paligjshme që të blini ose shisni një qënie tjetër njerëzore. Gjithashtu është e paligjshme që të pajtoni njerëz me qëllim prostitucionin ose për ndihmë në organizimin e prostitucionit.

Nëse jeni viktimë e veprimtarive të tilla, ju mund të merrni ndihmë për t'u larguar nga kjo veprimtari. Bisedoni me personelin në qendrën tuaj të pritjes së azilit nëse dikush ju detyron ose tenton t'ju detyrojë në prostitucion. Ju gjithashtu duhet t'i tregoni UDI në lidhje me gjendjen tuaj.


Last updated 31.07.2009
Published 31.07.2009

Utlendingsdirektoratet

The Norwegian Directorate

of Immigration

Pb. 8108 Dep.

NO-0032 Oslo

(+ 47) 23 35 15 00

www.udi.no/contact