Jump to main content Jump to search

Logo

 
  • Send to a friend tips en venn
  • Print skriv ut denne siden

6. Kthimi në shtëpi

 
 
Nëse refuzimi i kërkesës suaj për azil është përfundimtar, ju humbisni të drejtën për të qëndruar në Norvegji. Ky kapitull do t'ju japë informacion në lidhje me hapat që duhet të merrni nëse ju jepet një refuzim i tillë.


Një kërkesë për azil merr një përgjigje PO ose JO. Shumë azilkërkuesve u refuzohet kërkesa për të qëndruar në Norvegji dhe ata duhet të kthehen në shtëpi.

Refuzimi i kërkesës suaj për azil mund t'ju duket i padrejtë. Shumë njerëz mendojnë se ata kanë arsye shumë të mira për t'u lejuar që të qëndrojnë në Norvegji. Ju mund të keni lënë prapa shtëpinë dhe pronat tuaja në mënyrë që të vini në Norvegji. Por nëse kërkesa juaj është refuzuar, kjo do të thotë se autoritetet norvegjeze nuk besojnë se ka arsye të mira për t'ju dhënë azilin.

Nëse keni marrë refuzimin përfundimtar të kërkesës suaj për azil, autoritetet presin që ju të ktheheni në atdheun tuaj. Normalisht keni detyrimin për t'u larguar nga vendi brenda 2 – 3 javësh prej marrjes së njoftimit të refuzimit tuaj përfundimtar.

Është e rëndësishme që ju dhe familja juaj të jeni të përgatitur për mundësinë e një refuzimi të tillë përfundimtar dhe të keni njohuri se çfarë jeni në gjendje të bëni. Ju duhet të keni një pikëpamje realiste të shanseve tuaja në lidhje me marrjen e azilit. Nëse keni udhëtuar me fëmijë në Norvegji, është veçanërisht e rëndësishme që t'ju shpjegoni atyre se çfarë do të ndodhë nëse kërkesa juaj nuk pranohet.

Refuzimi

Nëse kërkesa juaj për azil është refuzuar, do t'ju caktohet një avokat. Ju keni të drejtën e ankesës. Avokati juaj do t'ju ndihmojë për të formuluar ankesën tuaj. Lexoni më shumë për këtë në Kapitullin 1.

Kthimi në shtëpi

Nëse është marrë një vendim përfundimtar për të refuzuar kërkesën tuaj për azil, ju duhet të largoheni nga Norvegjia. Ju do të ftoheni në një takim me personelin e qendrës suaj të pranimit të azilit. Ata do t'ju thonë se çfarë mundësish ju kanë mbetur tani që kërkesa juaj është refuzuar përfundimisht.

Ju mund t'i kërkoni Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) që t'ju ndihmojë me asistencë financiare në udhëtimin tuaj të kthimit. Ndihma do t'ju ofrohet me kusht që kthimi juaj në atdhe të jetë vullnetarisht.

IOM do t'ju ndihmojë me dokumentet tuaja të udhëtimit. Udhëtimi me IOM është pa pagesë.

Avantazhi i kërkesës pranë IOM është se të gjitha kostot tuaja do të paguhen për ju dhe ju do të merrni ndihmë për të siguruar dokumentat e udhëtimit dhe biletat e avionit.

Ju duhet të kërkoni mbështetje nga IOM përpara skadimit të afatit kohor për kthimin në shtëpi. Bisedoni me personelin në qendrën tuaj të pritjes.

Riatdhesimi i detyruar

Nëse ende jeni në Norvegji pas datës kur duhet të jeni kthyer në shtëpi, çështja juaj do t'i kalohet policisë. Ju do të transportoheni jashtë vendit me forcë nëse nuk largoheni vullnetarisht. Në rast të një riatdhesimi të detyruar, ju do të duhet t'i ktheni autoriteteve norvegjeze kostot për dëbimin tuaj. Këto kosto duhet të paguhen përpara sesa të lejoheni të ri-ktheheni në vend.

Mbështetje financiare pas kthimit në shtëpi

Nëse Ju është dhënë leje qëndrimi në Norvegji, por përsëri dëshironi të ktheheni në shtëpi, mund të kualifikoheni për mbështetje financiare (Ndihma për Kthimin). Përveç kësaj ndihme, autoritetet norvegjeze do ta paguajnë tarifën Tuaj të udhëtimit. Nuk kualifikoheni për ndihmë nëse kërkesa Juaj është ende në proces ose nëse kërkesa Juaj është refuzuar. Në disa vende të kthimit ka mundësi për të marrë ndihmë në fazën e parë pas kthimit. Për këto rregulla mund të merrni informata nga të punësuarit në vendpranim, nga IOM (International Organization for Migration) dhe nga projekti INCOR (Information and Counselling on Return and Repatriation) i organizatës Flyktningerhjelpen.

Last updated 31.07.2009
Published 31.07.2009

Utlendingsdirektoratet

The Norwegian Directorate

of Immigration

Pb. 8108 Dep.

NO-0032 Oslo

(+ 47) 23 35 15 00

www.udi.no/contact