Kujdestari
Kur të mbërrini në Norvegji, do t'ju caktohet një kujdestar. Kujdestari juaj do të sigurohet që ju të merrni të gjitha përfitimet që ju takojnë. Ai ose ajo gjithashtu do të kujdeset për interesat tuaja ligjore dhe financiare. Pyesni personelin në qendrën tuaj të pritjes në lidhje me ndihmën që mund të prisni nga kujdestari juaj.
Avokati
Juve gjithashtu do t'ju jepet ndihma e një avokati. Avokati juaj do t'ju ndihmojë të kërkoni azil në Norvegji. Ju normalisht duhet ta takoni avokatin tuaj përpara intervistës me UDI dhe ai ose ajo do t'ju ndihmojnë që të përgatiteni për atë intervistë. Më pas, ju dhe avokati juaj do të bëni intervistën dhe do të siguroheni se çdo gjë në deklaratë është e saktë. Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet, avokati juaj do t'ju ndihmojë të bëni ankesën tuaj.
Çdo fëmijë në Norvegji duhet të shkojë në shkollë. Nëse jeni mes 6 dhe 16 vjeç, do të ndiqni një shkollë elementare ose të ulët. Qendra juaj e azilit do t'ju rregjistrojë në shkollën e duhur. Nëse jeni ndërmjet 16 dhe 18 vjeç, keni të drejtë të ndiqni një kurs me bursë të gjuhës norvegjeze. Ju gjithashtu mund të keni të drejtën e bursës në ato lëndë që jepen në nivelin shkollor dytësor të ulët. Më pas qëllimi do të jetë që ju të jepni provimin përfundimtar të shkollës dytësore të ulët. Personeli në qendrën tuaj të pritjes do të komunikojë me shkollën tuaj dhe do të sigurohet që ju të merrni ndihmë me detyrat tuaja të shtëpisë.
Ju do të keni shumë lëndë për të studiuar në shkollë. Por ka gjëra që duhet t'i dini që shkolla nuk i mbulon. Si azilkërkues ju duhet të dini se çfarë të drejtash keni dhe çfarë mundësish keni. Gjithashtu duhet të dini se ç'farë duhet të bëni në gjendje të ndryshme. Personeli në qendrën tuaj të pritjes do t'ju tregojë në lidhje me këto dhe një numër çështjesh të tjera si pjesë e programit të informimit.
Disa të rritur pretendojnë të jenë nën 18 vjeç, sepse mendojnë se kjo do t'ju japë një shans më të mirë për të marrë azilin. Kjo është arsyeja pse është e zakonshme për UDI të zhvillojë një ekzaminim mjekësor për të përcaktuar moshën e azilkërkuesit. Ju mund të pranoni ose të refuzoni këtë ekzaminim, por çështja juaj mund të dobësohet nëse e refuzoni këtë ekzaminim.
Kërkimi për prindër ose të afërm
Pas mbërritjes në Norvegji, mund t'ju jepet ndihmë për të gjetur prindërit tuaj, nëse janë ende gjallë. Gjithashtu mund t'ju jepet ndihmë për të gjetur të afërmit e tjerë. Nëse ju jepni informacion që mund të ndihmojë në kërkimin për familjen tuaj, do të jetë më e lehtë për t'i kontaktuar ata. Ju mund të bisedoni me personelin në qendrën tuaj të pritjes për të mësuar më shumë sesi mund të përpiqeni të kontaktoni familjen tuaj.
UDI i përpunon kërkesat nga fëmijët azilkërkues më shpejt sesa kërkesat e tjera. Kjo bëhet që qëndrimi juaj në qendrën e pritjes të jetë sa më i shkurtër që të jetë e mundur. Nëse ju jepet leje qëndrimi në Norvegji, duhet të merrni një ofertë rivendosje nga një autoritet lokal jo më vonë se tre muaj pasi UDI ju ka dhënë lejën për të qëndruar këtu. Bisedoni me personelin në qendrën tuaj të pritjes për më shumë informacion në lidhje me gjendjen tuaj.
Nëse dëshironi të ktheheni në shtëpi, ju mund të pyesni personelin në qendrën tuaj të pritjes sesi mund të merrni ndihmë në lidhje me planifikimin e udhëtimit tuaj.
Gjatë kohës së qëndrimit në qendrën e pritjes së azilit keni të drejtë për para xhepi. Shuma që do të merrni do të jetë më e madhe nëse i blini vetë ushqimet dhe fruta-perimet tuaja. Paratë kanë për qëllim të mbulojnë veshjet, kurimin mjekësor, mjekimet, etj. Manaxheri i qendrës suaj të pritjes do të kujdeset për paratë tuaja nëse jeni një fëmijë azilkërkues i pashoqëruar. Ju vendosni së bashku sesi do të shpenzohen paratë. Pyesni personelin në qendrën tuaj të pritjes në lidhje me sa para keni të drejtë të mer