Emri im është Muhamed. Drejtoria për Imigracion (UDI), më ka kërkuar t'ju paraqes këtë broshurë, të cilën shpresoj se do ta gjeni të dobishme dhe të rëndësishme.
Unë jam një doktor dhe erdha në Norvegji si refugjat në fillim të 2004. Megjithëse jam relativisht banor i ri në Norvegji, e di se sa e rëndësishme është të kesh njohuri për vendin. Si i sapoardhur në këtë vend, do të zbuloni se ka shumë për të mësuar, por të mësuarit sa më shumë që keni mundësi për Norvegjinë, do ta bëjë jetën më të lehtë ndërsa qëndroni këtu. Ju duhet të dini në lidhje me sistemin arsimor norvegjez, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të mësojnë sa më shumë që është e mundur në shkollë. Ju duhet të dini në lidhje me ligjet norvegjeze, në mënyrë që të mos i shkelni ato. Gjithashtu është e rëndësishme që të dini sesi jetojnë dhe punojnë vetë norvegjezët.
Gratë duhet të dinë në lidhje me gjërat që janë të rëndësishme veçanërisht për to. Familjet me fëmijë duhet të dinë në lidhje me çështjet që janë të ngjashme me situatën e tyre dhe fëmijët kanë nevojë për informacion që është i përshtatshëm për nevojat e tyre.
Ata, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, kanë nevojë për informacion të ndryshëm prej atyre që u është dhënë leje për të qëndruar në Norvegji.
Materiali i paraqitur në këtë broshurë, do të diskutohet më me hollësi në programin e informacionit të qendrës së pritjes, i cili gjithashtu do të përmbajë shumë tema të tjera. Programi i informacionit do t'ju mësojë shumë gjëra të rëndësishme në lidhje me jetën në Norvegji.
Kjo broshurë synon t'ju ndihmojë që të mësoni në lidhje me të drejtat, detyrat dhe mundësitë tuaja në Norvegji, pavarësisht nëse do të lejoheni të qëndroni këtu ose do t'ju kërkohet të largoheni.
Në qendrën e pritjes gjithashtu do të informoheni në lidhje me rregullat e shtëpisë, rregulloret e zjarrit, rregulloret e parave, rregullat për qëndrimin në qendrën e pritjes dhe rregullat në lidhje me largimin nga qendra e pritjes. Personeli i qendrës së pritjes gjithashtu do t'ju thotë se çfarë të bëni nëse keni nevoje për një doktor dhe në lidhje me transportin lokal, dyqanet, shkollat dhe kopshtet para shkollore.
Qendrat e pritjes gjithashtu ofrojnë një numër veprimtarish për banorët. Ju mund të pyesni në lidhje me veprimtaritë në të cilat mund të merrni pjesë.
Si i sapoardhur në vend, do të zbuloni se ka shumë për të mësuar, por të mësuarit sa më shumë që keni mundësi për Norvegjinë do ta bëjë jetën më të lehtë ndërsa qëndroni këtu.